TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 15:37

Dihet pak për shëndetin e Shumakerit, pse familja e tij po shet avionin privat, kullën në Norvegji dhe koleksionin e orëve

Shkruar nga Pamfleti

Dihet pak për shëndetin e Shumakerit, pse familja e tij po shet

Majkëll Shumaker, përveçse një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në F1, ishte edhe një nga sportistët më të pasur në botë. Pasuria e tij personale në vitin 2012, në sezonin e tij të fundit, e kaloi vlerën e 1 miliard dollarëve!

Megjithatë, jeta përrallore e Shumit dhe familjes së tij do të ndryshonte rrënjësisht në fund të vitit 2013. Piloti gjerman u përfshi në një aksident me ski në resortin dimëror të Mirabelit, i cili i shkaktoi dëmtime të rënda në tru.

Pas trajtimit në spital, Majkëll u dërgua në shtëpi, në një dhomë të projektuar posaçërisht ku monitorohet 24 orë në ditë nga një ekip i specializuar mjekësh dhe infermierësh.

Familja e Shumakerit, me gruan e tij, Korina tani në krye, kanë bërë gjithçka për t’i ofruar atij kujdesin më të mirë të mundshëm, por edhe për ta mbrojtur atë nga sytë kureshtarë.

Dihet pak për shëndetin e 7 herë pilotit të Formula 1. Dimë vetëm se ndodhet në Zvicër.

Megjithatë, të gjitha sa më sipër i kushtuan shtrenjtë familjes Shumaker. Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, familja paguan rreth 7 milionë dollarë në vit për kujdesin e tij.

Familja e gjermanit të madh ka shitur së fundmi avionin e tij privat, një kullë në Norvegji dhe pjesë të rëndësishme të koleksionit të orëve të tij.

majkëll shumaker piloti gjerman

Lini një Përgjigje