TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 16:48

Kilian Mbape pushton botën e futbollit, sulmuesi gati të blejë aksionet e skuadrës franceze

Shkruar nga Pamfleti

Kilian Mbape pushton botën e futbollit, sulmuesi gati të blejë

Kylian Mbappe është gati të fillojë karrierën e tij në fushën e lojës, me klubin e ëndërruar prej kohësh, Real Madrid. Por sulmuesi francez gjithashtu dëshiron të përfshihet edhe në një nivel sipërmarrësi. E nga këtu ka ardhur edhe lëvizja e tij e fundit e bujshme.

Gazeta autoritare franceze “Le Parisien” ka publikuar lajmin se sulmuesi francez është gati të investojë te klubi i Caen.

Futbollisti i sapotransferuar te Reali i Madridit do të investojë rreth 15 milionë euro përmes fondit të tij të investimeve “Coalition Capital” për të blerë 80% të kapitalit të klubit dhe gjithashtu do të paguajë një pjesë të borxhit.

Mbape do të zëvendësojë aksionerin e mëparshëm të shumicës, fondin amerikan të investimeve Oaktree, i cili bleu 80% të aksioneve të klubit në vitin 2020. Pjesa e mbetur prej 20% e kapitalit mbahet nga Pierre Antoine Capton, presidenti aktual i bordit mbikëqyrës.

Caen përfundoi në vendin e gjashtë në ligën e dytë sezonin e kaluar dhe ish-lojtarët e tyre përfshirë bashkëlojtarin e Mbappe në Francë, N’Golo Kante dhe ish-mbrojtësin e Les Blues, William Gallas.

Dy herë kampionët e ligës së dytë, i themeluar në vitin 1913, e nisin kampionatin duke pritur Paris Futboll Club më 17 gusht.

kilan mbape sulmuesi francez caen

Lini një Përgjigje