
Tek Anglia vazhdojnë punën për gjetjen e zëvendësuesit të Garet Sauthgejt. Disa emra qarkullojnë si kandidatë për të marrë në dorë “frenat” e “Tre Luanëve”.
Por një prej kandidatëve të mundshëm për stolin e Anglisë është tërhequr. Fjala është për Edi Hou, i cili ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kontakt me krerët e Federatës, ndërsa shton se edhe sezonin e ri do të qëndrojë në krye të Njukasëllit.

“Askush nuk më ka kontaktuar për postin e trajnerit të Anglisë. Gjithsesi, unë jam totalisht i fokusuar te puna në krye të Njukasëllit. Lojtarët e skuadrës sime e dinë që unë jam i impenjuar maksimalisht për sezonin e ri dhe për të marrë më të mirën”, u shpreh Hou.
Me dorëheqjen e Hou lista ngushtohet. Tashmë kandidatë potencialë janë Tomas Tuhel, Mauricio Poçetino dhe Graham Poter.
Lini një Përgjigje