TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 17:10

Milani pranë transferimit të portierit të Kaljarit, më shumë shanse për Alen Sherrin

Shkruar nga Pamfleti

Milani pranë transferimit të portierit të Kaljarit, më

Alen Sherri duket se ka zgjedhur momentin e duhur për të bërë lëvizjen e madhe të karrierës së tij, teksa u transferua pak ditë më parë te Kaljari. Portieri i cili u shpall kampion me Egnatian, duket se mund të ketë shanse reale për të luftuar për një vend në formacionin titullar të skuadrës së Sardenjës.

Kjo, për arsyen se portieri titullar i Kaljarit, Simone Skufet, ka përfunduar në radarët e Milanit. Kuqezinjtë duan një portier të besueshëm si alternativë për Majk Menjo, pasi Marko Sportielo u dëmtua në miqësore dhe do të qëndrojë jashtë për të paktën dy muaj. Ata kanë hedhur sytë nga Skufet dhe sipas mediave italiane, marrëveshja është shumë pranë finalizimit.

Kjo krijon mundësi më të mëdha për Sherrin që të luftojë për një vend në rreshtimin titullar të Kaljarit, ose të paktën të ketë mundësinë që të gjejë minuta me ekipin ku kishte shkuar për të bërë zëvendësin e Skufet. Klubi raportohet se po mendon të afrojë Marko Silvestrin nga Udineze, por ky i fundit nuk do të jetë i paprekshëm në katërkëndorin e Kaljarit.

alen sherri milan kaljari

Lini një Përgjigje