
Fiorentina dhe Roma janë ndarë në paqe në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 në Serinë A.
Sfida u zhbllokua nga Ranieri në minutën e 18 dhe kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve.
Baraspesha erdhi në minutën e 58 nga Aouar. Festa e verdhekuqve nuk zgjati shumë, pasi Mandragora shënoi golin e dytë.
Vendasit patën mundësi të shënonin edhe të tretin, por gabuan nga pika e bardhë e penalltisë. Teksa dukej se sfida do të mbyllej kështu, Jorente bëri shpëtimtarin për Romën duke shënuar në minutën e 95.
Me këtë barazim, Fiorentina pozicionohet në vendin e 8 me 43 pikë, ndërsa Roma njgitet në vendin e 5 me 48 pikë
Lini një Përgjigje