TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2024, 22:15

Mesfushori shqiptar i maahnit të gjithë, tripleta e tij i jep fitoren Osijekut të Zoran Zekiç (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar i maahnit të gjithë, tripleta e tij i jep fitoren

Futbollisti me origjinë shqiptare, Veldin Hoxha ka shënuar 3 gola në fitoren e kryesuesve të Rijekës, në duelin ndaj Osijekut. 21-vjeçari i magjepsi të gjithë, teksa shënoi 3 golat në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në duelin ndaj Osijekut të Zoran Zekiç.   
 
Hoxha shënoi në minutën e 21 golin e parë. Të dytin e realizoi pas dy minutash, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 63.  

Talenti me origjinë shqiptare Hoxha u zëvendësua në minutën e 84, ndërsa Lindon Selahi kompletoi takimin. Enis Çokaj luajti vetëm në pjesën e parë për Osijekun. Rijeka është në vendin e parë me 56 pikë, kurse Osijeku në vendin e katërt me 36 pikë. 

Vlen të theksohet fakti se Veldin Hoxha cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj në Kroaci, muajt e fundit për të janë interesuar edhe drejtuesit e Kosovës.   
 
Hoxha në të kaluarën ka qenë pjesë e Kroacisë U-21. 
21-vjeçari është një nga mesfushorët defensivë më të mirë në kampionatin kroat dhe ka një vlerë prej 3 milionë euro në tregun e transferimeve. 
 

veldin hoxha talenti shqiptar osijek

Lini një Përgjigje