
Leverkuseni nuk njeh hap fals në kampionat, teksa sot pasdite erdhi fitorja e radhës. Kryesuesit e Bundesligës afrohen kështu edhe më shumë me titullin, një sukses 2-0 ndaj Volfsburgut në shtëpi.
Ndeshja e mysafirëve u kushtëzua ndjeshëm nga kartoni i kuq i Jenz në minutën e 28. Me një lojtar më shumë në fushë, “aspirinat” treguan menjëherë superioritetin, pasi Nathan Tela dërgoi skuadrën e Çabi Alonsos në dhomat e zhveshjes në epërsinë e një goli.
Për të parë golin e sigurisë nga Florian Uirtz, u desh të prisnim minutën e 86. Leverkuseni kryesues ka grumbulluar deri më tani 10 pikë më shumë se Bajerni i Mynihut. Në ndeshjet e tjera të Bundesligës të luajtura sot, Frankfurti kaloi 3-1 pengesën e Hofenhajmit, ndërsa Boçumi u imponua 1-2 në shtëpi ndaj Frajburgut.
Lini një Përgjigje