
Reali i Madridit ka mposhtur Selta Vigon me rezultatin 4-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 28 në La Liga.
Sfida u zhbllokua në minutën e 21. Ishte Vinisius Xhunior ai që theu baraspeshën. Tashmë janë 10 gola në La Liga për brazilianin.
Që nga fillimi i sezonit 2021-2022, asnjë tjetër ne La Liga nuk ka qenë i përfshirë në më shumë gola se Vinisius në të gjitha garat, duke qenë i vetmi që ka kaluar numrin 100 në këtë periudhë (102 mes golave dhe asisteve, 61 gola dhe 41 asist).
Në pjesën e dytë ishte Rudiger ai që gjatë zhvillimit të një goditje dënimi, arriti të kërcente fortë dhe me kokë të devijonte topin në fillim në tranversë dhe më pas në pëplasjen e topit në kurrizin e portierit, topi kaloi vijën e mesit duke qenë gol.
Selta u dorëzua dhe pësoi edhe golin e tretë, që në fakt ishte një autogol i mbrojtësit që në tentativë për ta hequr topin, u ngatërrua dhe e futi në portën e tij.
Në fund pati lavdi edhe për djaloshin e talentuar turk, Arda Guler, që përfitoi nga një nisje e shpejtë e aksionit për të shënuar një gol të bukur brenda zonë dhe për të bërë një festim të përmbajtur.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 69 pikëve, 8 më shumë se Barcelona e vendit të tretë.
Lini një Përgjigje