TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2024, 19:38

Tension në sfidën e mbijetesës në Serinë A, trajneri godet me kokë sulmuesin kundërshtar, pritet shkarkimi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tension në sfidën e mbijetesës në Serinë A, trajneri

Tension shumë i lartë në “Via del Mare” të Leçes në përfundim të përballjes së mbijetesës mes Leçes dhe Veronës, e fituar 1-0 nga miqtë. E kuqe e drejtpërdrejtë për sulmuesin e verdheblu, Henri, shumë nervoz dhe i marrë me forcë nga zëvendësdrejtori sportiv Xhenaro Del Vekio, ish-menaxheri dhe ish-lojtari i puliezëve. 

Henri, i cili përplasej shpesh me Pongracic gjatë ndeshjes, u ankua se ishte goditur: “E patë se çfarë ndodhi”, – ishin fjalët e tij të raportuara nga Sky, duke iu referuar një goditjeje me kokë që iu dha nga trajneri i Leçes, D ‘Aversa, dhe më pas u përjashtua. 

Unë shkova të shtrëngoj duart me D’Aversan, e njoh dhe është mik. Janë këto momente tensioni dhe duhet të jesh i zoti në menaxhimin e tij”, – tha trajneri i Veronës, Marko Baroni duke folur për finalen e zjarrtë. 

Roberto D’Aversa kërkoi falje përmes kanaleve të tij sociale. Trajneri i Leçes – që do të shkarkohet, shkruajti këtë mesazh: “Dua t’u kërkoj falje të gjithëve dhe në të njëjtën kohë të rindërtoj shkurt episodin e trishtë dhe të pakëndshëm që më pa si protagonist negativ në fund të ndeshjes Leçe-Verona.

Miqtë kështu lënë zonën e ftohtë dhe parakalojnë puljezët në renditje duke komplikuar pozitat e Leçes në klasifikim. Goli i Folorunsho në minutën e 17 nga jashtë zone ishte deçiziv për Veronën. Për vendasit në fushë 81 minuta qendroi Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha ishte në stol.

roberto d'aversa trajneri i leçes verona

Lini një Përgjigje