TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2024, 17:04

Pulisiç nderon Milanin, kuqezinjtë mposhtin Empolin e shqiptarëve dhe marrin vendin e dytë

Shkruar nga Pamfleti

Pulisiç nderon Milanin, kuqezinjtë mposhtin Empolin e

Milan fitoi 1-0 ndaj Empolit në “San Siro”. Kuqezinjtë insistuan në pjesën e parë dhe iu afruan disa herë golit. Ekipi i Piolit u shpërblye për presionin e bërë në minutën e 41, kur një aksion me disa pasime të bukura u finalizua me sukses nga Pulisiç.

Mbrojtësi i skuadrës mysafire, Ardjan Ismajli u detyurua të largohej nga fusha e lojës në fundin e pjesës së parë, për shkak të një dëmtimi.

Në pjesën e dytë vendasit u mjaftuan me menaxhimin e rezultatit, për të marrë 3 pikë të arta në shtëpi. Milani renditet në vendin e dytë me 59 pikë. Empoli është në vendin e 16 me 25 pikë.

milan empoli seria

Lini një Përgjigje