TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2024, 16:37

A është gjallë Majkëll Shumaker?

Shkruar nga Pamfleti

A është gjallë Majkëll Shumaker?

Që në momentin e parë që u dërgua në shtëpinë e tij, lajmet për ecurinë e shëndetit të tij janë shumë të pakta (madje as zero).  

Familja e Majkëll Shumaker nuk dëshiron që ai të bëhet “verior” në shtypin botëror dhe ka shprehur dëshirën që të mos rrjedhin informacione për gjendjen e tij. Ndaj ajo bën gjithçka për ta mbrojtur, por edhe për të ruajtur qetësinë familjare. 

Megjithatë, interesi për ish-pilotin e Formula 1 mbetet i pashuar dhe çdo raport mbi shëndetin e tij është një çështje globale. Familja e tij lejon disa miq që ta vizitojnë, duke përfshirë Zhan Tod, me të cilin kanë punuar te Ferrari dhe ish-presidentin e FIA-s. 

Francezi, një faktor i rëndësishëm në historinë e Motorsportit botëror gjatë dekadave të fundit, ka dhënë një intervistë për gazetën franceze “L' Equipe”, ku i referohej Majkëll Shumakerit. 
I pyetur për këtë, Tod u përgjigj: “Majkëll është këtu, kështu që nuk më mungon. Por ky Majkëll thjesht nuk është ai që ka qenë. Ai është i ndryshëm dhe udhëhiqet mrekullisht nga gruaja dhe fëmijët e tij mbrojtës. 

Tani, jeta e tij është ndryshe dhe unë kam privilegjin të ndaj disa momente me të. Kaq kemi për të thënë. Fatkeqësisht, fati e goditi atë dhjetë vjet më parë. Tani, ai nuk është Majkëll Shumaker që e njihnim nga Formula 1”. 

Së fundmi u bë e ditur se rrjeti gjerman ARD ka përgatitur një dokumentar me pesë pjesë, i cili është shfaqur më 28 dhjetor të vitit të shkuar, pra ditën që do të plotësoheshin dhjetë vjet nga aksidenti. 

Kujtojmë, se në vitin 2021, gjithashtu platforma “Netflix” po shfaq dokumentarin e saj, i cili kishte të bënte me aksidentin e pilotit gjerman të F1. Në të flasin edhe bashkëshortja e tij, Korina edhe djali i tij Mik. 

Kështu që Majkëll jeton. Zemra e tij ende rreh. Pavarësisht nëse dikush nuk është dakord apo jo, ai jeton sepse familja e tij e do atë pranë, qoftë edhe në këtë gjendje. 

majkëll shumaker ish-piloti i formula 1

Lini një Përgjigje