TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2024, 22:14

Dortmundi merr fitoren e dytë radhazi, pikë të arta për verdhezinjtë në arritjen e objektivit Champions

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi merr fitoren e dytë radhazi, pikë të arta për

Borusia e Dortmundit mori fitoren e dytë  radhazi në kampionat, teksa mundi 1-2 Verder Bremenin. Verdhezinjtë realizuan dy gola në pjesën e parë me Malen dhe Sanço,  por komplikuan gjithçka pas daljes me karton të kuq të Sabitzer në minutën e 45.

Në superioritet numerik, Verderi u fut në lojë me golin e Njinmah, por pa mundur dot të ndryshonte fatin e takimit. Ekipi i Terziç renditet në vendin e katërt me 47 pikë, ndeshja e radhës është ndaj Frankfurtit, në shtëpi.

Në krahun tjetër, Verderi vijon me rezultatet negative. Ekipi i Verner renditet në vendin e nëntë me 30 pikë.

borusia e dortmundit verder bremen bundesliga

Lini një Përgjigje