
Arsenali ka marrë përkohësisht kreun e Premier Ligës, pasi ka mundur 2-1 në shtëpi Brentfordin. Fitore e vuajtur, por e merituar për ekipin e Artetës.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19, me vendasit që kaluan në avantazh falë një goli të Deklan Rajs.
Miqtë arritën të gjenin golin e barazimit në fundin e 45 minutave të para me Visa, pas një gabimi të pafalshëm të portierit Ramsdale.
Në 45 minutat e dyta, portieri i vendasve shleu gabimin me disa pritje shpëtimtare dhe kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim erdhi goli i Havertc, që i dhuroi tri pikët dhe vendin e parë “Topçinjve“.
Lini një Përgjigje