
Interi thyen tersin Bolonja, pasi në 3 ndeshjet e fundit direkte, kishte humbur 2 prej tyre. Një triumf 0-1 në “D’All Ara”, që afron skuadrën akoma më shumë me titullin kampion.
Trajneri i zikaltërve, Inzagi kishte preferuar të bënte disa ndryshimenë formacion, të cilat u pasqyruan edhe në fushën e lojës. Skuadra nga Milano hasi vështirësi, me të besuarit e Tiago Motës që treguan mjaft mirë se kush janë të zotët e shtëpisë.
Bolonja provoi me anë të disa individëve dhe me goditje nga distanca për të zhbllokuar llogaritë, gjithsesi portieri Somer ishte në një natë të mirë. Mysafirët realizuan golin në minutën e 36, një krosim fantastik i Bastonit u shfytëzua në maksimum nga Bishek.
Zirkze dhe Ferguson ishin një rrezik konstant për Interin, që ishte vendosur në gjysmëfushën e vet. Minuta pati edhe për Kristjan Asllanin, i cili u aktivizua në minutën e 60. Interi kryesues ruajti me fanatizëm rezultatin për të shkuar kështu në +18 pikë ndaj Juventusit ndjekës. Bolonja renditet në vendin e katërt.
Lini një Përgjigje