TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2024, 17:58

Baloteli i heq fitoren Cikalleshit në minutat e fundit, shihni statistikat dhe notën e lartë të sulmuesit kuqezi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Baloteli i heq fitoren Cikalleshit në minutat e fundit, shihni statistikat

Sokol Cikalleshi shënoi dy gola në ndeshjen e sotme të Superligës turke, por në fund nuk iu gëzua një fitoreje edhe pse ishte më i miri në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar realizoi dy herë me penallti, të dytën me “Panenka”, në barazimin 2-2 të skuadrës së tij ndaj Adana Demirspor.

Dukej se Koniaspori do të vazhdonte serinë e sukseseve, pasi kishte marrë dy fitore radhazi në ndeshjet e mëparshme. Por një gol në minutën e 87 nga Mario Baloteli, u hoqi nga duart tre pikët, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-2.

Megjithatë, për Cikalleshin mbetet një paraqitje mëse e mirë për 63 minuta, ku ishte në lojë, pasi me notën 8,3, ai është vlerësuar nga “SOFASCORE” si lojtari më i mirë i kësaj ndeshje, në bazë të statistikave që regjistroi.

Baloteli i heq fitoren Cikalleshit në minutat e fundit, shihni statistikat

sokol cikalleshi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje