
Bajerni i Mynihut ka marrë një fitore të frikshme në javën e 25 të kampionatit gjerman. Skuadra e Tuhel, e freskët nga kualifikimi në çerekfinalet e Champions e League, ka mundur 8-1 Maincin në shtëpi.
Ekipi i Tuhel vendosi ndeshjen në shinat e duhura në 20 minutat e para, duke realizuar me Kejn dhe Goretzka. Mysafirët shkurtuan diferencat me Amirin në minutën e 31, i asistuar nga lojtari shqiptar Brajan Gruda.
Në fillimin e pjesës së dytë vijoi spektakli vendas, këtë herë me Myler, Musiala dhe Gnabri. Kejn kompletoi tripletën, në minutën e 71. Në fund pati kohë edhe për një gol tjetër të Goretzkës.
Sulmuesi anglez është bërë lojtari i parë që shënon katër tregolësha në sezonin e tij debutues në Bundesligë.
Sulmuesi anglez ka shënuar 30 gola në këtë sezon të kampionatit gjerman, vetëm një lojtar më parë ka arritur të shënojë kaq shumë gola në sezonin debutues në Bundesliga: Uv Zeler në sezonin 1963-1964.
Falë kësaj fitoreje, bavarezët kanë shkuar përkohësisht shtatë pikë larg Leverkusenit kryesues, me skuadrën e Çabi Alonsos që do të presë nesër në shtëpi ekipin e Volfsburgut.
Lini një Përgjigje