TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2024, 15:06

“Luftë” në distancë me Rei Manajn, Cikalleshi realizon dy herë; njëri nga golat me panenka (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Luftë” në distancë me Rei Manajn, Cikalleshi

Pas Rei Manajt, ishte radha e Sokol Cikalleshit të shënonte në kampionatin turk ditën e sotme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e radhës me Koniasporin, që po luan në fushën e vet kundër Adana Demirspor.

Edhe këtë herë goleadori kavajas shënoi nga pika e bardhë. Ishte minuta e shtatë kur Konia fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kuqezi e shndërroi në gol. I dhjeti sezonal në kampionat për 32-vjeçarin.

Ndërkohë ka dhuruar edhe 5 asiste për Koniasporin. Paraqitje fantastike e kavajasit para ndeshjeve miqësore që do të luajë kombëtarja shqiptare gjatë muajit mars.

soskol cikalleshi sulmuesi i kombëtares shqiptare koniaspor

Lini një Përgjigje