TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2024, 22:35

“Ndaj Sportingut na mungoi fati”, Gjimshiti pas barazimit në Ligën e Europës: Luajtëm pa presion, tani mendjen te Juventusi

Shkruar nga Pamfleti

“Ndaj Sportingut na mungoi fati”, Gjimshiti pas barazimit në

Mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti u shpreh i lumtur pas barazimit 1-1 me Sportingun e Lisbonës në Ligën e Europës.

Gjëja më e rëndësishme ishte të vinim këtu dhe të bënim lojën tonë si gjithmonë. Skuadra bëri një reagim të mirë. Nuk ishte e lehtë të vinim në Portugali dhe të krijonim më shumë se Sportingu pas 2-3 të ndeshjeve të fundit që kemi zhvilluar. Na mungoi fati, por rezultati 1-1 është pozitiv.

Kualifikimin do e luajmë në fushën tonë. E pashë mirë skuadrën, nuk kishim presion. Vinim nga ndeshje të vështirë në të cilat kemi dhënë gjithçka. Por edhe kemi gabuar. Është një periudhë ku po luajmë çdo 3-4 ditë. Tashmë jemi mësuar të zhvillojmë 4 ndeshje në 11 ditë. Është momenti të fokusohemi te dueli me Juventusin” – Tha ai.

berat gjimshiti mbrojtësi i atalantës

Lini një Përgjigje