TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2024, 22:13

Al Nasri zhgënjen në shtëpi, titulli i pamundur për skuadrën e Kristiano Ronaldos

Shkruar nga Pamfleti

Al Nasri zhgënjen në shtëpi, titulli i pamundur për

Al-Nasri pësoi disfatë 1-3 në shtëpi ndaj Al-Raed, në sfidën e javës së 23 të kampionatit arab. Një disfatë që komplikon shumë edicionin e Ronaldos me shokë, pasi tashmë diferenca me Al-Hilal kryesues është 9 pikë.

Në “KSU Stadium” të Riadit, mysafirët realizuan me El Berkaui, ndërsa Jahja barazoi shifrat në minutën e 24. Në pjesën e dytë të besuarit e Luiz Kastros pësuan dy gola. Fuzair dhe Sajud i dhuruan fitoren Al-Raed, skuadër që merr 3 pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Ndeshja e radhës për Al-Nasri është ndaj Al-Ahli, takim që do të luhet më 15 mars.

al nasri skuadra arabe

Lini një Përgjigje