
Edon Zhegrova fantastik. Sulmuesi shqiptar ia ka dalë të realizojë gol të mrekullueshëm në Ligën e Konferencës, në ndeshjen e Lilës ndaj austriakëve të Shturm Grac, takim të cilin francezët e fituan me rezultatin e pastër 0-3, duke hedhur një hap të sigurt drejt turit tjetër.
Një gol shumë i bukur, që rrallë shihet në fushat e blera dhe do të rrisë edhe më shumë besimin e lojtarit.
Zhegrova po bën një sezon të mirë te skuadra franceze, teksa ka dhënë një kontribut të çmuar për ekipin e tij, sa herë i është dhënë mundësia. Për të ky është sezoni i tretë te Lila, pasi më herët është aktivizuar te belgët e Genkut dhe zviceranët e Bazelit.
Edon Zhegrova makes it three
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 7, 2024
Sturm Graz 0-3 Lillepic.twitter.com/YXehDqlc6M
Lini një Përgjigje