TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2024, 20:53

Roma dhe Liverpuli mbyllin llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e parë, Leverkuseni shmang humbjen “historike” në minutat e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Roma dhe Liverpuli mbyllin llogaritë e kualifikimit që në

Liga e Europës zbriti në fushë sot pasdite, për të luajtur disa nga ndeshjet e fazës 1/8. Liverpuli është me një këmbë në fazën tjetër, pasi triumfoi 1-5 ndaj Spartës së Pragës në aktin e parë. “Të Kuqtë” zhbllokuan shumë shpejt llogaritë, që në minutën e gjashtë, me Mek Allister që shndërroi në gol një penallti. Nunjez, me një goditje fantastike nga distanca dyfishoi shifrat në minutën e 25. Ekipi i Klop thelloi diferencat në minutën e 45, sërish Nunjez.

Çekët u “zgjuan” në fillimin e pjesës së dytë dhe ngushtuan shifrat pas një autogoli të Bredli. Asgjë për t’u shqetësuar për Liverpulin, që e ktheu sfidën në një “festival” golash, këtë herë “tundën rrjetën” Diaz dhe Shoboslai.

Roma fitoi pastër 4-0 ndaj Brajtonit, duke argëtuar kështu tifozët në shkallët e stadiumit në “Olimpico”. Një top perfekt i Paredes për Dibalën, u shfrytëzua në maksimum nga ky i fundit, ku për konfirmimin e golit u nevojit ndërhyrja e sistemit VAR. Brenda fraksionit të parë, Lukaku përfitoi nga një gabim i prapavijës, për të çuar ekipin në epërsi të dyfishtë në dhomat e zhveshjes.  Në 45 minutat e dyta, emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Mançini e Kristante. Befasi në Azerbajxhan, teksa Karabagu barazoi  2-2 me Leverkusenin, teksa arriti të shënonte dy gola që shmangën atë që do kishte qenë humbja e parë këtë sezon në të gjitha kompeticionet, pasi deri më tani mes kampionatit dhe kupave, “Aspirinat” nuk njohin rezultat tjetër veç fitoreve (që janë të shumta) dhe barazimeve (që janë me gishtat e dorës).

Në Ligën e Konferencës, sukses i madh i Lilës 0-3 në Austri ndaj Shturm Gracit, ndërsa Olimpiakosi i Pireut u imponua në Greqi me shifrat 1-4 ndaj Makabi Tel Aviv.

 

 

 

 

 

roma liverpul leverkusen liga e europës

Lini një Përgjigje