TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2024, 18:11

“Është më gazmori te Blutë, ylli i Çelsit i thur elozhe Armando Brojës: I shpejtë sa Kajëll Uoker

Shkruar nga Pamfleti

“Është më gazmori te Blutë, ylli i Çelsit i

Armando Broja nuk po kalon një periudhë të mirë te Fulhem, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që po aktivizohet shumë pak minuta dhe që pritet gjithashtu të rikthehet te Çelsi në fund të sezonit.

Gjithsesi elozhet për të nga shoku i tij i skuadrës, Rahim Stërling, nuk mungojnë, me sulmuesin anglez që e cilësoi 22-vjeçarin shqiptar si një nga lojtarët më të shpejtë që ka luajtur, po aq sa Kajëll Uoker.

Më të shpejtët? Leroi Sane ose Armando Broja. Mendoj se Armandon do ta vendosja në të njëjtin nivel me Kajëll (Uoker) si më të shpejtët”, u shpreh Stërling.

Gjithashtu sulmuesi i Çelsit u pyet se kush është lojtari më gazmor te “Blutë”, duke ja dhënë këtë cilësi sërish Brojës.

Armando, por ai sapo iku. Por padyshim që ai është më gazmori”, tha Sterling.

 

rahim stërling armando broja

Lini një Përgjigje