TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2024, 17:26

Andi Lila pjesë e “BIG Brother VIP” 4 për të rregulluar imazhin e futbollistëve shqiptarë? Ja si përgjigjet ish-futbollisti

Shkruar nga Pamfleti

Andi Lila pjesë e “BIG Brother VIP” 4 për të

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila dhe gazetari i njohur sportibv, Alban Xhihani kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Radio”, ku kanë komentuar ndodhitë ditore në “BBVIP Albania”.

A ka "BIG Brother" brenda një skuadre të madhe siç është një skuadër futbolli?

Sigurisht që ka. Unë e kam përjetuar BIG Brother-in herët, por të rikthehemi te tema jonë dhe te ky BIG Brother që ne ndjekim. Faktikisht, unë i kam ndjekur Prime-t dhe video-t që futen në Instagram te faqja e BIG Brother. I kam ndjekur për vite këto Prime-t dhe më ka propozuar Arbana Osmani përpara 2-3 vitesh që të hyja. Por në pamundësi për shkak të shumë ngarkesave e aktiviteteve të mia dhe akademia që unë kam dhe e kisha të pamundur të merrja pjesë.

Përsa i përket moderimit të këtij viti nga Ledion Liço, Andi Lila u shpreh:

Mendoj që edhe Ledioni po bën një punë shumë të mirë. Ka filluar edhe po na pëlqen. Po i futem me themel tani. Këtë herë e kam parë me shumë qejf, duke parë që Jul Deda do të merrte pjesë dhe u fut aty. E njoh që nga viti 2008, sepse vetëm një mur na ndante tek apartamenti që kam pasur atëherë kur luaja me Tiranën. Dhe kur mora vesh që do futej aty do ta ndiqja me patjetër. Pastaj më mbrapa mora vesh që do futej edhe Klod Duro, por ai pati një eksperiencë shumë të shkurtër dhe do doja që ta zgjaste më tepër, sepse është një personazh shumë interesant.

A do të futet Andi Lila vitin që vjen për të rregulluar imazhin e futbollistëve shqiptarë?

Ka një problem shumë të madh. Unë nuk jam personazh konfliktual. Unë nuk futem në debate të kota ose të provokoj, por shikoj që është bërë si rregull.

andi lila ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje