
Mançester Siti kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Kampionët e Europës kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 danezët e Kopenhagenit. Skuadra e Pep Guardiolës e gjeti veten në avantazh 2-0 pas 9 minutash, pasi fillimisht Akanzhi dhe më pas Julian Alvarez shënuan për kampionët e Europës në fuqi. Por, miqtë u përgjigjën me anë të sulmuesit të tyre Eljonuzi, duke ngushtuar shifrat.
Ndërsa në minutën e 45+3, Haland vulosi shifrat përfundimtare në 3-1. Në pjesën e dytë, për “Qytetarët” kualifikimi ishte thjeshtë një formalitet.
Ndeshja tjetër, ajo mes Realit të Madridit dhe Lajpcigut është mbyllur në barazim 1-1, duke bërë që skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti të kualifikohet në çerekfinale. “Galaktikët e Europës” kaluan në avantazh, por gjermanët reaguan shumë shpejt duke vendosur baraspeshën.
Në minutën e 65, një kombinim perfekt mes Belingham dhe Vinisius, bëri që sulmuesi brazilian të dërgonte topin në rrjetë. Ndërkohë, vetëm 3 minuta më pas, gjermanët barazuan me Uilli Orban. Kujtojmë që në sfidën e parë spanjollët fituan 0-1 në Gjermani
Lini një Përgjigje