
Karlo Ançeloti ka vendosur të shkojë në Gjykatë për t’u mbrojtur nga akuzat për mashtrim financiar. Ai nuk e pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Prokurorët spanjollë kanë akuzuar trajnerin e Realit të Madridit, Karlo Ancçeloti për mashtrim të dyshuar tatimor, duke pretenduar se ai përdori kompani guaska për të fshehur disa nga të ardhurat e tij gjatë periudhës së tij të parë në klubin “Galaktik” një dekadë më parë.
Zyra e Prokurorit tha në një deklaratë se po e akuzonte Ançelotin për dy raste të mashtrimit tatimor që do të dënohej me katër vjet e nëntë muaj burg. Magjistratët spanjollë akuzuan trajnerin italian për mashtrim të 1 milionë eurove në vitin 2014 dhe vitin 2015.
Prokuroria pretendon se në atë periudhë, Ançeloti ka deklaruar vetëm të ardhurat e marra nga Reali i Madridit dhe nuk ka deklaruar të ardhurat që rrjedhin nga të drejtat e imazhit. Ata e akuzuan atë për krijimin e një sistemi “konfuz” të kompanive guaskë për të fshehur të ardhurat e tij shtesë.
64-vjeçari, Ançeloti ishte trajner i Realit të Madridit nga viti 2013 deri në vitin 2015, para se t’i bashkohej klubit në vitin 2021. Ai është një nga menaxherët më të suksesshëm në futbollin bashkëkohor.
Lini një Përgjigje