TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2024, 18:49

Sporti mbetet zonë thelbësore për arabët, Fondi PIF i interesuar për Milanin; 700 mld dollarë të ardhura nga projektet e naftës

Shkruar nga Pamfleti

Sporti mbetet zonë thelbësore për arabët, Fondi PIF i

Hyrja e fondit nga Arabia Saudite, “Public Investment Fund” (PIF), në klubin e Milanit është një mundësi reale dhe brenda një muaji mund të ketë të reja të rëndësishme. Sporti mbetet një zonë thelbësore për fondin saudit, një gjigant me pasuri 700 miliardë dollarë të ardhura nga projektet e lidhura me naftën që ka nisur një fazë të re në strategjinë e tij të investimeve në Evropë.

Në Itali, vëmendja është përqendruar edhe te futbolli, në veçanti te Milani, pas disa takimeve të zhvilluara me pronarin e klubit kuqezi, Gerri Kardinale. Afati i fundit për marrjen e një vendimi është fundi i marsit.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë në mesin e shkurtit, Kardinale tha se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga kontrolli klubit. Ai përsëriti synimin për të qendruar gjatë te Milani e për ta ngritur në majën e futbollit italian, duke hedhur poshtë si të pavërtetë çdo lajm që përmendte heqjen dorë nga klubi. Kardinale ka bërë të ditur se është i hapur për investime arabe sidomos për sa i përket ndërtimit të stadiumit të ri.

 

fondi arab pif milan

Lini një Përgjigje