TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2024, 16:27

“Ruleta e penalltive” i buzëqesh Tiranës, bardheblutë kualifikohen në gjysmëfinale, Teuta largohet me kokën lart nga Kupa e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Ruleta e penalltive” i buzëqesh Tiranës, bardheblutë

Tirana kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa ka eliminuar Teutën pas goditjeve së 11-metërshave. 

Pas ndeshjes së parë çerekfinale të përfunduar pa gola, sfida e sotme në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim 1-1. 120 minutat përfunduan në barazim, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive, kryeqytetasit u treguan më të skatë. 

Në minutën e 28 të ndeshjes, ishte Peposhi, i cili u tregua i saktë nga penalltia, duke i dhënë kualifikimin në gjysmëfinale “Djemve të Detit”.

Kur mendohej se Teuta do të kualifikohej në gjysmëfinale, Tirana barazoi shifrat në minutën e 90+7.Nikqi goditi dhe topi u ndal me duar jashtë zonës nga Vata, teksa më pas Latifi me portën bosh e dërgoi topin drejt rrjetës.

Sfida e parë u mbyll në barazim pa gola dhe nëse ndeshja e sotme mbyllet me rezultatin aktual, në gjysmëfinale do të kualifikohej Teuta dhe Tirana do të eliminohej.

Në orën 17:00 do të luhet ndeshja tjetër çerekfinale, ajo mes Vllaznisë dhe Erzenit. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e shijakasve me rezultatin 2-1.

Ditën e djeshme u luajtën dy ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale. Partizani u mposht nga Kukësi falë "ruletës së penalltive" dhe i dha lamtumirën Kupës së Shqipërisë, ndërsa Egnatia mposhti me rezultatin e pastër 3-1 Laçin dhe avancoi në gjysmëfinale. 

 

tirana teuta kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje