TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2024, 15:33

Akuza për evazion fiskal, Prokuroria e Madridit kërkon 5 vite burg për Karlo Ançelotin

Shkruar nga Pamfleti

Akuza për evazion fiskal, Prokuroria e Madridit kërkon 5 vite burg

Prokurorët e shtetit spanjollë kanë akuzuar trajnerin e Realit të Madridit, Karlo Ançeloti për mashtrim të dyshuar tatimor, duke pretenduar se ai ka fshehur një pjesë të të ardhurave të tij gjatë periudhës 2014-2015 kur ishte trajner i “Los Blancos”.

Prokurorët thanë në një deklaratë të mërkurën se tekniku po akuzohet për dy llogari të mashtrimit tatimor që do të dënohen me katër vjet e nëntë muaj burg. Dyshohet se italiani ka fshehur 1 milionë euro gjatë periudhës 2014-2015.

Prokurorët pretendojnë se gjatë asaj periudhe italiani ka deklaruar vetëm të ardhurat që ka marrë nga Real Madrid dhe nuk ka deklaruar të ardhura nga të drejtat e imazhit. 64-vjeçari Ancelotti ishte trajner i Realit nga periudha 2013-2015 përpara se t’i bashkohej klubit në vitin 2021.

karlo ançeloti tekniku italian

Lini një Përgjigje