TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2024, 21:52

Përfundojnë pjesët e para/ Bajerni nis tentativën për përmbysje ndaj Lacios, PSG mund Sociedadin dhe hipotekon kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Bajerni nis tentativën për

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të kthimit në raundine 1/8 në Champions League. Bajerni i Mynihut ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Lacion. Kampionët e Gjermanisë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 39. Ishte Herri Kejn që ndëshkoi italianët dhe kështu skuadra gjermane nis tentativën për përmbysje pas humbjes 1-0 në Itali.

Bavarezët realizuan edhe golin e dytë. Në minutën e 47, De Ligt goditi fuqishëm topin nga distanca, por Myler e preku pak me kokë sa për t’i hequr emrin në listën e shënuesve të sfidës.

Kështu gjermanët janë pranë kualifikimit në çerekfinalen e Champions League.

Në ndeshjen tjetër, PSG ka hipotekuar kualifikimin, pasi ka mposhtur 0-1 Real Sociedadin. Kilian Mbape i dha avantazhin francezëve me golin e realizuar në minutën e 15.

bajerni i mynihut lacio real sociedad psg champions league

Lini një Përgjigje