TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2024, 19:17

“Interi mund të fitojë Champions League, Rumenige bën parashikimin e bujshëm: Ka po aq shanse sa Reali dhe Siti

Shkruar nga Pamfleti

“Interi mund të fitojë Champions League, Rumenige bën

Menaxheri aktual i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainz Rumenige, ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze italiane “Gazzetta dello Sport”, ku dha mendimet e tij për fituesin e Champions League të këtij edicioni. Ai i ka bërë elozhe ekipit të Interit dhe barazuar shanset që kanë zikaltërit për fitimin e kompeticionit me ato të Realit të Madridit ose kampioneve në fuqi, Mançester Sitit.

Mendoj se po, sepse vitin e kaluar ato arritën deri në finale dhe unë isha atje duke i parë, ata për pak sa nuk e fituan. Interi ka arritur të ndërtojë një ekip të mirë, me një trajner që edhe pse nuk ka arritje të mëdha në karrierë, përsëri ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie që funksionon shumë mirë me ekipin.

E pëlqej mënyrën si ata e prezantojnë veten. Hyjnë në fushën e lojës me besimin që do të fitojnë dhe e bëjnë. Duket se tashme e kanë siguruar “Scudetton”. Është një ekip i mirëndërtuar, me një inteligjencë të paparë po ashtu edhe nga ana e buxhetit, që është bërë nga miku im, Marota.

Atletiko e Madridit është një kundërshtar i fortë. Ata të shkatërrojnë dëshirën për të luajtur futboll, por Interi e meritoi fitoren dhe kam besim se do të vazhdojnë për më tej.”

Interi do të përballet mesjavën e ardhshme kundër ekipit të Atletikos së Madridit në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve. Zikaltërit arritën të fitonin ndeshjen e parë në “San Siro” me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Arnautoviç.

 

 

 

 

karl hainz rumenige menaxheri i bajernit të mynihut champions league inter

Lini një Përgjigje