
Goli i parë me fanelën e Interit, ishte padyshim një realizim fantastik për Kristjan Asllanin, gjë që i është shpërblyer në maksimum mesfushorit të Kombëtares shqiptare.
21-vjeçari i hapi rrugë fitores së skuadrës së tij. Në minutën e 30 të takimit, Asllani shënoi një gol fantastik duke ngritur peshë të gjithë të pranishmit.
Paraqitja e tij është duartrokitur nga të gjithë dhe pikërisht për këtë vjen edhe shpërblimi. “Sofascore” e ka zgjedhur talentin e kombëtares në 11-tëshen më të mirë të javës së 27 të Serisë A. Madje është vlerësuar edhe me notën 7.9.

Lini një Përgjigje