
Armando Cungu debuton me humbje në stolin e Lacios. Kurbinasit janë mposhtur nga Egnatia me rezultatin e pastër 3-1 dhe i kanë thënë lamtumirë Kupës së Shqipërisë, duke bërë që rrogozhinasit të avancojnë në gjysmëfinale.
Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 19. Aleksi hodhi një top të gjatë për Montenegron dhe ky i fundit me një goditje të lehtë dërgoi topin drejt rrjetës.
Në minutën e 38, ekipi i Tetovës dyfishoi shifrat. Albano Aleksi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 50, vendasit gjetën edhe golin e qetësisë. Ibrahimoglu hyri në zonë dhe hodhi topin për Montenegron, i cili me portën bosh e shtyu topin drejt rrjetës.
Në minutën e 61, Laçi ngushtoi diferencën. Myrta mori një top në hyrje të zonës dhe me të djathtën dërgoi topin drejt rrjetës, por goli i tij vlejti për statistikë.
Në minutën e 67, kurbinasit patën rastin të ngushtonin shifrat. Myrta u përplas me Dylis dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh. Kryeziu u nis nga pika e bardhë, por Sherri arriti ta ndalte.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e Egnatias me rezultatin 1-0.
Kështu Egnatia vazhdon me misionin për të mbrojtur trofeun që fitoi një vit më parë duke avancuar për në gjysmëfinale, ndërsa Laçi tashmë do të shohë vetëm nga kampionati.
Në orën 17:00, do të luhet edhe ndeshja tjetër, ajo mes Partizanit dhe Kukësit. Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me fitoren miniamle 0-1 në favor të Partizanit.
Lini një Përgjigje