
Interi duket i pandalshëm këtë sezon në Seria-A. Zikaltrit kanë arritur mbrëmjen e sotme një fitore me rezultatin 2-1, përballë Genoas duke ‘blinduar’ vendin e parë.
Pjesa e parë nisi në mënyrën më të mirë të mundshëm për Interin, i cili arriti të shënojë 2 gola në 45-minuatat e para. Sfida u zhbllokua nga mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani në minutën e 29-të.
Asllani mori një pasim brilant brenda zonës nga Alexis Sanchez, më pas Asllani me anë të një gjuajtje të fortë, mposhti portierin Martinez, i cili në këtë rast, nuk mund të bënte asgjë.
Më pas 9 minuta më vonë, në të ‘38-ën, Sanchez arriti që të kthente njl 11 metërsh në gol dhe ti jepte interin avantazhin e dyfishtë, me 45-minutëshin që u mbyll me rezultatin 2-0.
Me nisjen e pjesës së dytë tempi i Interit ra ndjeshëm dhe nga kjo përfitoi Genoa, e cila në minutën e 58-të, arriti që të ngushtonte shifrat me anë të Vasquez.
Pjesa tjetër e ndeshjes nuk rezervoi surpriza dhe 90-minutëshi u mbyll me rezultatin 2-1.
Me këtë fitore Interi ndodhet e pa shqetësuar në vendin e parë me 72 pikë, ndërsa Genoa ndodhet në vendin e 12-të, me 30 pikë.
????????????
— Manutd Addicts (@Manutd_addicts) March 4, 2024
BREAKING:
Manchester United showing interest in Inter Midfielder Kristjan Asllani (21) who has been compared to Pirlo in Italy.#MUFC pic.twitter.com/TOLqwWAcHR
Alexis Sánchez with a goal from the penalty spot to double #Inter’s lead! ????????⚽️ pic.twitter.com/sSzoYoBcq7
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) March 4, 2024
Lini një Përgjigje