TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2024, 17:24

Arbitrat shqiptarë “pushtojnë” Europën, UEFA i beson supersfidën e Ligës së Konferencës Enea Jorgjit dhe ekipit të tij

Shkruar nga Pamfleti

Arbitrat shqiptarë “pushtojnë” Europën, UEFA i beson

Enea Jorgji do të gjykojë një tjetër ndeshje të rëndësishme europiane. Arbitrit shqiptar, i është besuar nga UEFA që të marrë në dorë “frenat” e supersfidës Ajaks-Aston Vila, e vlefshme për fazën “Play-Off” të 1/8 të Ligës së Konferencës.

Por Jorgji nuk do të jetë shqiptari i vetëm, pasi me vete do të ketë edhe ekipin e tij. Asistenët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt është emëruar Eldorjan Hamiti.

Në krahun tjetër, përsa i përket sistemit VAR, Jorgji do të ketë ndihmën e dy italianëve, si Luka Paireto dhe Aleandro Di Paolo.

 

enea jorgji arbitri shiptar liga e konferencës

Lini një Përgjigje