TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2024, 17:41

“EURO 2025”/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve të kombëtares së femrave

Shkruar nga Pamfleti

“EURO 2025”/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve të kombëtares

Pas hedhjes së shortit në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, ku Shqipëria e femrave u pozicionua në grupin C5 së bashku me Estoninë dhe Luksemburgun, UEFA ka zbardhur edhe kalendarin e plotë të Kombëtares së femrave në kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025”.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në transfertë ndaj Luksemburgut. Kjo sfidë do të zhvillohet më datë 5 prill. Katër ditë më pas, më datë 9 prill, kuqezezat do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Estonisë.

Në muajin maj, më datë 31, Shqipëria e femrave do të luajë sërish ndaj Estonisë në transfertë. Ndeshja e fundit e Kombëtares së femrave për kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025” do të jetë në shtëpi ndaj Luksemburgut më datë 4 qershor.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë së vajzave në kualifikueset e “EURO 2025”:

05.04.2024 Luksemburg-Shqipëri

09.04.2024 Shqipëri-Estoni

31.05.2024 Estoni-Shqipëri

04.06.2024  Shqipëri-Luksemburg

kombëtarja e femrave

Lini një Përgjigje