TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2024, 17:15

Xhud Belingam pezullohet me dy ndeshje, u ndëshkua me karton të kuq pasi u nervozua me arbitrin

Shkruar nga Pamfleti

Xhud Belingam pezullohet me dy ndeshje, u ndëshkua me karton të kuq

Xhud Belingam është pezulluar me dy ndeshje në La Liga. Vendimi për anglezin është marrë ditën e sotme, teksa lajmi është bërë i ditur nga Fabricio Romano.

Shkak është bërë kartoni i kuq i marrë në sfidën që Reali i Madridit barazoi me Valencian. Ish-lojtari i Borusias së Dortmundit u nervozua në momentin që arbitri vërshëlleu fundin e sfidës vetëm pak sekonda para se topi të përfundonte në fund të rrjetës.

“Në minutën e 99, Belingham, u përjashtua nga fusha për këtë arsye. Pas përfundimit të ndeshjes, ende në fushë, ai vrapoi drejt meje në mënyrë agresive dhe bërtiti, duke përsëritur disa herë. “Është gol”, thuhet në raportin e arbitrit.

Belingham reagoi i irrituar ndaj arbitrit të sfidës dhe kjo ka bërë që të pezullohet me dy sfida. Në këtë mënyrë, Karlo Ançelotii nuk mund të llogarisë shërbimet e anglezit në sfidat që Reali do të luajë në La Liga me Selta Vigon në “Santiago Bernabeu” dhe me Osasunan në transfertë.

 

 

xhud belingam futbollisti i realit të madridit

Lini një Përgjigje