TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2024, 21:51

Përfundojnë pjesët e para/ Siti kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Lajpcigu mban gjallë ëndrrën

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Siti kualifikohet në

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të raundit të 1/8 të Ligës së Kampioneve. Mançester Siti ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Kopenhagenit dhe ka hipotekuar kualifikimin në çerek finale. Tri gola brenda 30 minutash loje në “Etihad Stadium” i kanë dhënë zjarr kësaj mbrëmjeje. Skuadra e Pep Guardiolës e gjeti veten në avantazh 2-0 pas 9 minutash, pasi fillimisht Akanzhi dhe më pas Julian Alvarez shënuan për kampionët e Europës në fuqi. Por, miqtë u përgjigjën me anë të sulmuesit të tyre Eljonuzi, duke ngushtuar shifrat.

Kujtojmë që Mançester Siti ka fituar në sfidën e parë të luajtur në Danimarkë me rezultatin 3-1 dhe për këtë arsye sot do të mundohet thjesht të menaxhojë rezultatin për të ruajtur forcat.

Kopenhagen është skuadra e parë që e nis me tre adoleshentë (Viktor Froholdt, Orri Oskarson dhe Uilliam Klem) në një ndeshje eliminatore të UEFA Champions League që nga Ajaksi kundër Borusias së Dortmundit më 20 mars 1996 (Kiki Musampa, Nordin Uter dhe Kanu).

Ndeshja tjetër, ajo mes Realit të Madridit dhe Lajpcigut është mbyllur me rrjeta të paprekura. Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me fitoren e “Galaktikëve” me rezultatin 1-0.

mançester siti kopenhagen lajpcig real madrid champions league

Lini një Përgjigje