TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2024, 15:54

Haaland i pandalshëm, barazon Agueron për numrin e golave të shënuar në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Haaland i pandalshëm, barazon Agueron për numrin e golave të

Sulmuesi Erling Haaland ka barazuar rekordin e golave të legjendës së Manchester City, Sergio Aguero në Champions League.

Haaland shënoi ditën e mërkurë një gol ndaj Copenhagen në Champions League, duke kaluar kështu skuadrën e tij në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Ky ishte goli i tij i 41-të në Chamnpions League deri më tani në Champions League, dhe ai ka luajtur vetëm 37 në këtë kompeticion.

Me atë gol të shënuar në mbrëmjen e së mërkurës, Haaland tashmë ka barazuar rekordin e Agueros në Champions League. Sulmuesit argjentinas iu deshën 79 ndeshje për të arritur atë sasi golash, pra 42 ndeshje më shumë se Haaland. Shifra e golave të 23 vjeçarit norvegjez janë të frikshme, sa që vetëm 18 lojtarë në historinë e Champions League kanë shënuar më shumë se ai

haland

Lini një Përgjigje