TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2024, 17:49

“Majku i Hekurt” kundër “Fëmijë Problem”, Tajson rikthehet në ring dhe sfidon ish-yllin e ‘Youtube’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Majku i Hekurt” kundër “Fëmijë Problem”,

Majk Tajson rikthehet dhe njëherë në ring, kësaj radhe për t’u ndeshur me Xhejk Pol, ish-yllin e “YouTube” që po krijon një karrierë në ngritje në boks.

Lajmi është konfirmuar si fillim nga “Netflix”, i cili do ta transmetojë live këtë sfidë më 20 korrik në “AT&T Stadium” të Teksasit.

Ish-kampioni i botës i peshave të rënda, Majk Tajson, do të jetë 58-vjeç kur të vijë dita e ndeshjes, teksa Pol do të jetë 27-vjeç, me një diferencë prej 31-vitesh mes të dy boksierëve.

“Majku i Hekurt” kundër “Fëmijë Problem”,

Komentet nga fansat nuk munguan, me disa prej tyre qe mezi prisnin të shihnin dhe njëherë në ring legjendën Majk Tajson, duke e cilësuar këtë betejë si ndeshjen e shekullit.

“Majku i Hekurt” është ndeshur 58 herë në karrierën e tij, duke fituar 50 sfida (44 prej tyre me “KO”), 6 të humbura dhe 2 herë pa fitues. Nga ana tjetër “Fëmija Problem” Pol ka zhvilluar 10 ndeshje në karrierën e tij, nga të cilat 9 i ka fituar dhe një e ka humbur.

majk tajson xhejk pol

Lini një Përgjigje