
Milani ka mposhtur e rezultatin e pastër 4-2 Slavian e Pragës në “San Siro”. Kuqezinjtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 34. Leao asistoi për Zhiru dhe sulmuesi francez nuk gaboi.
Vetëm 2 minuta më pas çekët barazuan shifrat me Dudera, por që kishin mbetur me 10 lojtarë pas daljes me të kuq për një ndërhyrje me taka ngritur në kavilje ndaj Pulisiç.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli mori sërish epërsinë në minutën e 44 ne Tixhani Rejndërs.
Sapo nisi koha shtesë e pjesës së parë, Loftus Çik ndëshkoi sërish Slavian e Pragës, duke dërguar të qetë në dhomat e zhveshjeve ekipin e Milanit.
Ivan Shranz me një goditje të fortë dërgoi topin pas shpinës së Menjo në minutën e 66, duke i bërë mjaft emocionuese minutat e mbetura. Slavia e Pragës mori zemër dhe fitoi centimetra në zonën e Milanit, por këta të fundit mbyllën një herë e mirë llogaritë e këtij takimit me golin e Leaos në minutën e 85.
Një “betejë” e vërtetë ishte ajo e "Europa-Park Stadion" në Frajburg, ku takimi mes Frajburgut dhe Uest Hemit përfundoi 1-0.Marseja tregoi klasin në “Velodrome”, me një triumf 4-0 ndaj Vijarrealit.
Lini një Përgjigje