
Pas dy humbjeve të pësuara kundër Fullhemit të Brojës dhe derbit me Sitin, Mançester Junajtid është kthyer te fitorja në Premier Ligë.
Skaudra e Ten Hag ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 në shtëpi Evertonin, në javën e 28 të kampionatit anglez dhe ka shkuar në kuotën e 47 pikëve, tetë larg zonës Champions.
Ndeshja e luajtur në “Old Trafford” u vendos nga dy penallti të shndërruara në gol në pjesën e parë nga Bruno Fernandes në minutën e 12 dhe Rashford në minutën e 36.
Protagonisti tjetër i ndeshjes ishte Alehandro Garnaço, që u bë lojtari i parë i “Djajve të Kuq2 që fiton dy penallti në një ndeshje në Premier Ligë, ndërsa është gjithashtu hera e parë që akuadra e drejtuar nga Erik Ten Hag ka dy golashënues të ndryshëm me penallti në pjesën e parë të një ndeshjeje të kampionatit anglez.
Lini një Përgjigje