TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2024, 15:27

Armando Broja bëhet “Djall”? Milani do t’i rikthehet pistës së sulmuesit kuqezi, Çelsi drejt revolucionit në verë

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja bëhet “Djall”? Milani do t’i rikthehet

Amando Broja kaloi te Fulhemi në formë huazimi deri në fund të sezonit, por ai do të jetë sërish në treg gjatë merkatos së verës. Drejtuesit e Çelsit kërkojnë që Broja të rikthehet në formë optimale, për ta shitur më pas në verë me titull definitiv, kjo është e qartë, mjafton të shohim kontratën e huazimit me Fulhemin.

Ekipi londinez pritet t’i nënshtrohet një tjetër revolucioni në verë, pasi ky është një tjetër sezon që po shkon drejt dështimit total, me Çelsin që është jashtë çdo objektivi në Premier Ligë. Broja do të largohet në verë për t’i bërë vend një tjetër sulmuesi. Nuk është një sekret që Çelsi kërkon prej kohësh shërbimet e Viktor Osimhen, kjo është vera e duhur për të siguruar kartonin e sulmuesit të Napolit.

Me afrimin e nigerianit, për Brojën nuk do të ketë më hapësira në kryeqytetin anglez, plus klubit i duhen miliona për të qenë korrekt me rregullat e “Fair Play Financiar”. Broja pritet të shndërrohet në një okazion për shumë klube. Sipas mediave italiane, sulmuesi kuqezi ka qenë dhe mbetet një dëshirë e Milanit. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë shfaqur interesim për Brojën në mënyrë konstante, pritet të futen sërish në garë në fund të këtij sezoni pasi “Djallit” i duhet me çdo kusht një qendërsulmues i ri, Broja i plotëson të gjithë kriteret.

Armando Broja bëhet “Djall”? Milani do t’i rikthehet

armando broja sulmuesi kuqezi milan çelsi

Lini një Përgjigje