TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2024, 16:40

Histori në kufijtë e të pabesueshmes, Mesi “shpëton” 90-vjeçaren nga pengjet e Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

Histori në kufijtë e të pabesueshmes, Mesi

Termi “gjyshja e Leo Mesit” ka marrë të gjithë kuptimin pas një historie në kufijtë e të pabesueshmes që ka ngjarë me një nga pengjet e Hamasit.

Një imazh i një gruaje të moshuar me kallashnikov në duar dhe një luftëtari të Hamasit ka bërë xhiron e rrjetit. Të gjithë mendonin se ajo ishte nga Izraeli, por në fakt ajo ishte argjentinase. Quhet Ester Kunio dhe ka rrëfyer historinë e saj duke deklaruar se përmendja e emrit të yllit argjentinas i shpëtoi jetën. Kunio, 90-vjeç foli për “Fuente Latina” rreth fotos së famshme dhe i kërkoi ndihmë Leo Mesit që t’i shpëtojë dy nipërit ende peng.

I thashë se nuk e kuptoja arabishten, dhe flas keq hebraisht. Flas spanjishten argjentinase, kështu që ai pyeti se çfarë është Argjentina. I thashë sheh futboll? Ai tha se i pëlqeu dhe unë i thashë se jam nga vendi i Mesit. Ai u befasua dhe më tha se e do Mesin. Më vuri krahun në shpatull, më dha armën, më bëri të bëj shenjën e paqes. Tani shpresoj që nëse Mesi e shikon këtë dhe sheh se jam shpëtuar për shkak të tij, do t’i kërkoja të ndihmonte nipërit e mi që janë ende të rrëmbyer”, tha ajo.

lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje