
Atletiko e Madridit është mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë nga Kadizi, në sfidën e mbajtur në “Estadio Nuevo Mirandilla”. Vendasit treguan karakter në këtë takim, duke luajtur një ndeshje mjaft të mirë ndaj “Los Kolçoneros”.
Vendimtar në këtë takim ishte Juanmi, me dy golat e realizuar për ekipin e Kadizit. Ekipi i Simeones nuk prodhoi asgjë në këtë takim, me mendjen që duket se është te ndeshja e Champions League ndaj Interit, takim që do të luhet më 13 mars.
Në kampionat për momentin, Atletiko është në katërt vendet e para dhe synon që të ruajë këto pozita deri në fund. Në krahun tjetër, pikë me peshë për Kadizin në luftën për mbijetesë.
Lini një Përgjigje