
Sulmuesit e Kombëtares shqiptare po lënë shenjë në këtë fundjavë në arnën ndërkombëtare. Listës së lojtarëve protagonistë para portave kundërshtare u është shtuar edhe Myrto Uzuni, i cili ka shënuar golin e tij të 8 në këtë sezon në La Liga.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e Granadës ndaj Real Sociedad, teksa i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij në një sfidë shumë delikate, duke pasur parasysh pozicionin që ajo mban në renditje, në zonën e ftohtë të klasifikimit.
Sulmuesi shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 21 të sfidës, duke u treguar i pagabueshëm, teksa duket se ka lënë pas periudhën e vështirë kur nuk po arrinte të gjente golin. Një gol të cilin ai e ka festuar menjëherë me “shqiponjë”, ashtu siç shpreson të bëjë edhe në miqësoret e marsit me fanelën kuqezi.
Myrto Uzuni scores from the penalty spot to give Granada the 1-0 lead at home against Real Sociedad. ⚽️????????
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) March 9, 2024
Facundo Pellistri won the penalty ????????????pic.twitter.com/0mt5Coytt3
Lini një Përgjigje