TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2024, 21:03

Uzuni realizon dygolëshin e parë në La Liga dhe festoon me shqiponjë, ish-dështimi i Milanit i prish festën sulmuesit kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni realizon dygolëshin e parë në La Liga dhe festoon me

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Granadës, Myrto Uzuni ishte protagonist në ndeshjen e La Ligës.

Ylli kuqezi realizoi dopietë në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Real Sociedad, e vlefshme për jvën e 28 të kampionatit spanjoll.

Beratasi zhbllokoi takimin me një penallti në minutën e 21 dhe ka ktheu skuadrën e tij në avantazh në fundin e pjesës së parë, pasi miqtë kishin barazuar në minutën e 33 me Sadiq.

Ky ishte dygolëshi i tij i parë në një ndeshje të La Liga.

Pavarësisht golave të sulmuesit shqiptar, Granada nuk arriti të merrte asnjë pikë, pasi u mposht në fund me rezultatin 2-3 nga Real Sociedad, që përmbysi gjithçka me Le Normand në inutën e 80 dhe me ish-sulmuesin e Milan-it, Andre Silva, 6 minuta më vonë.


Granada mban vendin e parafundit në renditje me 14 pikë, ndërsa Real Sociedad renditet në vendin e 6 me 43 pikë.

myrto uzuni sulmuesi shqiptar la liga granada

Lini një Përgjigje