TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2024, 21:27

Armando Dobra gjen golin e 10 në kampionat, moment i shkëlqyer për talentin shqiptar në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Armando Dobra gjen golin e 10 në kampionat, moment i shkëlqyer

Talenti shqiptar, Armando Dobra po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa ditën e sotme gjeti golin numër 10 me fanelën e Çesterfilld, në National League. 

22-vjeçari shënoi golin e parë të sfidës ndaj Fyldes, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-1. Dobra arriti të tundte rrjetën në minutën e 28, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Kjo është hera e parë në karrierë që Dobra kap shifrën dyshifrore, për sa i përket golave të shënuar në kampionat. Çestefildi udhëheq kampionatin me 88 pikë në 37 ndeshje, me futbollistin shqiptar që është shndërruar në një lider. 

armando dobra talenti shqiptar çesterfilld

Lini një Përgjigje