
Barazim spektakolar 1-1 mes Liverpulit dhe Mançester Sitit në “Anfield Road”, në supersfidën e Premier Ligës. Në minutën e 23, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, kampionët e Anglisë kaluan në epërsi. Një top i De Bryjne për Stons, me mbrojtësin që nga fare pranë portës dërgoi topin në rrjetë.
"The Reds" reaguan brenda pjesës së parë duke shkaktuar drithërima në stadium, gjithsesi gjuajtja me kokë e Dominik Shoboslai nuk pati saktësisnë e duhur.
Pjesa e dytë filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Klop. Gafë e Ake me topin e kthyer, me portierin Ederson që u detyrua të bënte faull ndaj Nunjez. Penalltia u përkthye në gol nga MekAllister, falë një ekzekutimi të admirueshëm.
Vendasit morën zemër dhe në minutën e 63, Luis Diaz shpërdoroi një rast të artë përballë portierit, pas një asisti të Salah.
Pas këtij barazimi, Liverpuli renditet në vendin e dytë me 64 pikë dhe Siti në vendin e 3 me 63 pikë. Ndërkohë Arsenali kryeson i vetëm kampionatin anglez.
Lini një Përgjigje