TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2024, 17:57

“Legia nuk e lëshonte Ernest Muçin”, presidenti i Beshiktashit zbulon skuadrën angleze që kërkonte sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

“Legia nuk e lëshonte Ernest Muçin”, presidenti i

Ernest Muçi u transferua në limitet e merkatos dimërore nga Lexhia e Varshavës te Beshiktashi në Turqi. 

Një operacion rekord i gjigandëve turq për lojtarin e kombëtares, teksa shpenzuan plot 10 milionë euro për sulmuesin, duke e shndërruar në futbollistin më të shtrenjtë që ka transferuar ndonjëherë Besiktas. 

Megjithatë, pavarësisht kësaj shifre të konsiderueshme, presidenti i Beshiktashit, Hasan Arat theksoi se për ta transferuar Muçin nuk ishte e lehtë, pasi Legia nuk e lëshonte ishin e Tiranës, duke njohur se sa cilësi zotëronte ai. 

Legia nuk e lëshonte Muçin, sepse bëhej fjalë për një lojtar shumë të vlefshëm. Edhe meanxheri nuk bindej lehtë, akordi u arrit vetëm në mesnatë. E morëm nga qendra stërvitore në dy të mëngjesit dhe arritëm të firmosnim. Muçin e kërkonte edhe Aston Vila”, u shpreh presidenti i Beshiktashit, Hasan Arat. 

Muçi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Superligën turke me Beshiktashin, teksa menjëherë është shndërruar në një element të rëndësishëm për skemat e trajnerit Fernando Santos, ndërsa 22-vjeçari ia ka dalë të shënojë një gol në katër ndeshjet e para me fanelën e re 

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje