TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2024, 20:11

Gjimshiti protagonist me asist, Atalanta ndalon Juventusin dhe i jep një dorë Interit drejt titullit kampion

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti protagonist me asist, Atalanta ndalon Juventusin dhe i jep një

Juventusi dhe Atalanta ndalen në barazim 2-2 në Torino, në një ndeshje mjaft të bukur për t’u parë. Bergamaskët u treguan cinikë në pjesën e parë, duke realizuar gol në të vetmen goditje në portë. Gjithçka nisi nga një skemë në goditje dënimi, teksa Pasalic nuk zgjodhi të gjuajë, por dha një top për holandezin Kupmeiners i cili nuk fali.

Bardhezinjtë përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Kambiaso vendosi përkohësisht ekuilibrat, përpara se Milik të kthente rezultatin në favor të skuadrës torineze. Në minutën e 75, Gjimshiti dhuroi asist për Kupmeiners, gol që sigloi shifrat përfundimtare në 2-2.

Me këtë barazim, “Zonja e Vjetër” mbetet në korsinë Champions, pasi renditet në vendin e 3. Atalanta në krahun tjetër, merr një pikë të artë në garën për Europën.

atalanta juventus seria a

Lini një Përgjigje